HTC prezantoi një version 350 dollarësh të flagshipit U11

E publikuar: 02/11/2017 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HTC prezantoi ditën e sotme një tjetër telefon pjesë të linjës së U11. Modeli Life është një version buxhetor i flagshipit U11 të HTC me një kosto prej 349 dollarësh, ose 300 dollar më pak sesa U11.

Pavarësisht se telefoni nuk përmban disa prej karakteristikave premium në ndërtim, ai është një opsion mjaft solid për çmimin që karakterizon.

Diferenca e parë është ekrani 5.2 inç 1080p, nga 5.5 inç Quad HD që ka U11. Megjithatë ky ekran është një privilegj për një telefon buxhetor.

Gjithashtu pjesa e pasme e U11 Life është xham reflektues dhe jo material që ngjan me një xham reflektues, një tjetër element i cili ul koston e prodhimit të telefonit.

Pjesa tjetër e harduerit është:

  • Snapdragon 630
  • Bateri 2,600 mAh
  • 3GB RAM
  • 32GB memorje e brendshme
  • 12 megapiksel kamër e pasme
  • 16 megapiksel kamër frontale

Konsumatorët do të marrin gjithashtu edhe teknologjinë Edge Sense të U11, të cilët mund ta përshtatin për funksione të ndryshme dhe jo thjeshtë lançimin e një asistenti virtual.

Telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP67. Ai del në shitje më 3 Nëntor. /PCWorld Albanian