HTC ka një lajm të rëndësishëm: blerjen nga Google

E publikuar: 20/09/2017 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse raportet e publikuara në fillim të këtij viti janë të vërteta, Google duhet të jetë shumë pranë blerjes së prodhuesit Tajvanez të telefonëve HTC.

Ky është lajm i mirë për HTC-në por edhe për fansat e telefonëve Pixel. Kjo kompania e sesi të ndërtojë harduer cilësore dhe idetë e saj të zgjuara në të kaluarën janë provë e qartë.

HTC do të jetë gjithashtu prodhuesi i Pixel 2 të Google. Një bashkëpunim mes dy kompanive daton që nga 2014-ta me tabletin Nexus 9.

Një detaj që u hedh benzinë spekulimeve është mbyllja e HTC në bursën e Tajvanit.

Gjithashtu Evan Blass, insajderi i njohur me emrin @evleaks, publikoi në Twitter duke thënë se “dikush” i kishte dërguar një kopje ftese për një aktivitet të brendshëm tek HTC.

Ai vijoi më tej duke thënë se nesër mund të bëhet publike blerja e HTC-së nga Google, konkretisht aseteve të saj harduerike ndërsa vetë HTC vijon fokusin në divizionet e realitetit virtual.

Ajo që mbetet për tu parë është evolusimi i divizionit mobil të HTC nën lidershipin e Google. Në 2011-tën Google bleu Motorolan dhe pasi nuk arriti pothuajse asgjë me të e shiti në 2014-ën tek Lenovo për 1/6 e vlerës që kishte pasur në momentin e blerjes. /PCWorld Albanian