HP thyen pritshmëritë, fitimi rritet ndjeshëm

E publikuar: 23/02/2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HP publikoi raportin e parë të 2018-ës me fitim duke thyer pritshmëritë e analistëve falë shitjeve të qëndrueshme të kompjuterave dhe printerave.

Aksionet e kompanisë u rritën me 53.% në 22.53 dollarë. Kompania tha se shpreson që fitimi në 2018-ën për aksion të jetë mes 1.9 deri në 2 dollarë.

Biznesi i sistemeve personale të HP, që përllogarit 2/3 e të ardhurave totale të kompanisë, u rrit me 15% duke gjeneruar 9.44 miliardë dollarë të ardhura, përtej parashikimeve prej 8.5 miliardë dollarë.

Pavarësisht tregut në rënie të kompjuterave, kompania zgjeroi udhëheqjen ndaj Lenovo të cilin e tejkaloi vitin e kaluar sipas firmës analitike Gartner.

Kompania e cila bleu vitin e kaluar biznesin e printerave nga Samsung tha se të ardhura nga ky divizion u rritën me 13.7% në 5.08 miliardë dollarë.

Fitimi total i kompanisë ishte 1.94 miliardë dollarë nga 611 milion dollarë një vit më parë. Të ardhurat në total ishin 14.52 miliardë dollarë. /CIO Albanian