HP rifreskon linjën e laptopëve ZBook dhe EliteBook

E publikuar: 19/04/2019 05:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intel prezantoi ditën e sotme një gjeneratë të re procesorësh pro Core për laptopët dhe HP është i vendosur ti sjellë sa më parë këto inovacioni.

Prodhuesi i kompjuterëve zbuloi disa laptopë pune të cilët përfitojnë nga avantazhet më të fundit të harduerit të Intel.

Përveç performancës këto çipe sjellin edhe Wi-Fi 6. Ylli është padyshim linja Zbook e përditësuar konkretisht modelet 14-inç Zbook 14u dhe 15.6-inç Zbook 15u me procesorë katër bërthamësh 1.8Ghz Core i7, 32GB RAM dhe grafikat Radeon Pro WX 3200.

Këto grafika ofrojnë 50% më shumë performancë sidomos në modelim 3D. Modeli 14 konsiderohet nga kompania si laptopi më i hollë në botë me vetëm 1.8cm.

Ekrani opsional i 14u mund të arrijë në shkëlqim prej 600 nits ndërsa 1080p në 950 nits. Modeli 15-inç me panel 1080p ka shkëlqim prej 700 nits.

Pjesa tjetër e linjës është për përdoruesit e përditshëm. Janë rifreskuar modelet 13-inç EliteBook 830, 14-inç EliteBook 840 dhe 15-inç EliteBook 850 me procesorë të njëjtë dhe grafika Radeon RX 550.

Këto modele mund të konfigurohen edhe me LTE gigabitëshe. Modelet Zbook dalin në shitje më 27 Maj.

Krahas laptopëve HP prezantoi edhe një monitor 31.5-inç 2,560×1440 piksel me porta USB-C, HMDI dhe DisplayPort. /PCWorld Albanian