HP prezantoi Spectre X360 me çipin e ri të Intel dhe AMD

E publikuar: 08/01/2018 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HP vendosi të mos humbasë më shumë kohë për të përfituar nga avantazhet e një procesori të ri falë bashkëpunimit mes Intel dhe AMD.

Gjigandi Amerikan prezantoi HP Spectre X360 me ekran 15.6 inç 4K (3840 x 2160) bateria e të cilat mban për 12 orë me radhë.

Për këtë laptop HP do të përdorë një procesor të veçantë Intel Core i cili ka të integruar grafikat AMD Radeon RX Vega M.

Dy çipet lidhen së bashku përmes PCI Express 3.0. Grafikat e AMD vinë me memorien HBM2 e cila është më efikase ndaj energjisë se paraardhësi.

Procesori kryesor është i gjeneratës së tetë Intel Core i7-8550U. Laptopi ka 512GB memorie të brendshme, 16GB RAM dhe peshon 2 kilogram.

Tre vite më parë ky sistem do të kishte peshuar 2.7 kilogram. Laptopi ka një bosht i cili bën të mundur përdorimin e tij në disa modalitete.

Bateria e tij karikohet nga 0-50% në 45 minuta. Ekran 4K IPS ka 8.2 milion piksel dhe një shikueshmëri prej 178 gradësh. Gjithashtu ka Amazon Alexa, një laps dixhitale dhe USB-C.

HP gjithashtu ofron një version të Spectre X360 me grafikat Nvidia. /PCWorld Albanian