HP adreson problemin e sigurisë në 20 modele laptopësh

E publikuar: 16/05/2017 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për fat të mirë HP dërgoi një përditësim jo vetëm nga faqja zyrtare por edhe përmes Windows Update. Problemi është ekzistent në ato laptopë të prodhuar që nga 2015-a

Konsumatorët e laptopëve HP të cilëve aksidentalisht janë regjistruar butonët e shtypur në tastierë do ti shpëtojnë këtij makthi pas një përditësimi dërguar nga kompania.

Më shumë se 20 modele laptopësh përfshirë EliteBook, ProBook dhe ZBook kanë një problem me një driver audio i cili sillet si një keylogger, raportoi një firmë zvicerane e sigurisë javën e kaluar.

Një listë të produkteve të prekura e gjeni në këtë lidhje.

Për fat të mirë HP dërgoi një përditësim jo vetëm nga faqja zyrtare por edhe përmes Windows Update. Problemi është ekzistent në ato laptopë të prodhuar që nga 2015-a.

Keylogger-i regjistronte çdo buton të shtypur dhe i ruante në një skedar në kompjuter. Ishte firma e sigurisë Modzero e cila zbuloi problemin.