Hoxhaj – Vuçiqit: Pavarësia e Kosovës s’është gabim i Serbisë, por e drejtë legjitime

E publikuar: 13/05/2018 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të numrit një të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai në rrjetin Twitter shkruan se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e njerëzve.

“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, shkruan Hoxhaj.

Ndryshe, sot gjatë ditës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se ‘Serbia e ka vendosur vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës’.