Hoxhaj thotë se për dallim nga partitë tjera, PDK ka ditur si t’i tejkalojë krizat

E publikuar: 05/08/2019 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur paaftësi të partive politike, të qeverive dhe kryeministrave për të tejkaluar krizat në vend.

Duke folur për caktimin e datës së shpërbërjes së Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se kjo u bë me kërkesë të kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai thotë se karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave.

“Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës’, ka shkruar ai në Facebook.