Hoxhaj: Thaçi është më kompetent dhe përfaqësues sa i përket mbrojtjes së Kosovës

E publikuar: 22/03/2018 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se demarkacioni ka qenë pika më e nxehtë e politikes së Kosovës, që e ka mbajtur vendin të izoluar dhe të stagnuar, prandaj votimi është lajm i mirë për Kosovën.
Hoxhaj, duke folur për njohjet e shtetit të Kosovës ka thënë se në dy vjetet e fundit ka ndryshuar qasja ndaj shteteve, por ai ka thënë se jo vetëm Ministri i Jashtëm, por edhe krejt ambasadorët në vende të ndryshme duhen angazhuar maksimalisht për njohjet.

Hoxhaj ka thënë se ai ka qenë i angazhuar kohët e fundit për dialogun me Serbinë dhe ka shtuar se, Presidenti Thaçi është njeriu më kompetent dhe më përfaqësues sa i përket mbrojtjes së Kosovës në çdo sferë të shoqërisë.