Hoxhaj takon kryetarin e Preshevës, e informon për dialogun dhe takimin me Mogherinin

E publikuar: 10/01/2019 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Hoxhaj e ka informuar Arifin rreth takimit të fundit të delegacionit shtetëror të Kosovës në Bruksel me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederika Mogherini, si dhe cilat janë pritjet e Kosovës në këtë dialog.

Një nga temat që do të jetë prioritet i Kosovës është adresimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi duke kërkuar reciprocitet të plot me të drejtat e serbëve të Kosovës.

Të dy janë pajtuar që të koordinohen na vazhdimësi lidhur me dinamikën, temat dhe diskutimet në dialogun Kosovë – Serbi.