Hoxhaj takon Apostolovan, diskutojnë vizitën e grupit punues për Ballkanin Perëndimor në Kosovë

E publikuar: 20/09/2018 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkimvropian në Kosovën Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me vizitën e javës së ardhshme të Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë.
Gjatë takimit, Hoxhaj dhe Apostolova diskutuan në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe hapat që Kosova ka shënuar drejt liberalizimit të vizave dhe agjendën e vizitës së COWEB, si dhe rëndësinë e informimit sa më të mirë të këtij delegacioni në lidhje me progresin e shënuar.

“Diskutimi i frytshëm me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në lidhje me vizitën e ardhshme të grupit punues për rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), që do të ndodh javën e ardhshme. Në takimet me këta përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së do t’i informojmë në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.