Hoxhaj: Serbia të ndërpresë taktikat ‘terroriste’ kundër pavarësisë së Kosovës

E publikuar: 31/01/2016 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj I ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Nikoliç i cili ka lidhur Kosovën me terrorizmin.
Sipas Hoxhajt, këto janë analogji të gabuara dhe tendencioze të Nikoliçit me çka e ka fyer Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë taktikat e saj “terroriste” kundër pavarësisë së Kosovës.