Hoxhaj: Raporti i Progresit konfirmon lajmin e mirë për liberalizimin e vizave

E publikuar: 20/04/2018 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në emër të qeverisë ka folur në Kuvend për Raportin e Progresit.
Hoxhaj ka thënë se raporti i publikuar nga Komisioni Evropian jep një vlerësim objektiv.

Ai thotë se në këtë raport paraqiten edhe arritjet por edhe sfidat.

Hoxhaj me theks të veçantë, tha se ky raport dëshmon edhe një herë shenjat e mira për liberalizimin e vizave.

“Publikimi i këtij raporti për Kosovën, dhe raportet e tjera është ngjarje e veçantë dhe ka dy momente të rëndësishme: propozimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave. Raporti i Progresit gjithashtu e konfirmon lajmin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoxhaj.

Ai është shprehur optimist se në institucionet e BE-sa ka unanimitet për liberalizimin e vizave.

Sipas Hoxhajt, Kosova ka arritur progres në krieterin ekonomik dhe raportet me vendet në rajon. /Lajmi.net/