Hoxhaj: Po japim maksimumin për lirimin e Thaqit

E publikuar: 30/09/2016 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme , Enver Hoxhaj ka folur lidhur me arrestimin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi.

Ai ka thënë se Ministria është marrë me këtë rast dhe kanë dhënë maksimumin derisa e ka cilësuar si të papranueshëm, njofton Klan Kosova.

“Rastet e tilla janë të papranueshme për shtetin tonë dhe është e papranueshme që Serbia ka rritur numrin e kërkesave për arrestim të shtetasve tanë. Do ta japim maksimumin që ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.