Hoxhaj për vdekjen e diplomatit: Bota humbi një mendimtar të madh

E publikuar: 27/05/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka konsideruar vdekjen e diplomatit Zbigniew Brzezinski humbje të një mendimtari të madh për botën.
Në Twitter Hoxhaj ka shkruar se ai do të mbahet mend për vizionin e tij strategjik, për të cilin bota i detyrohet shumë.

“Zbigniew Brzezinski ka vdekur. Ai do të mbahet mend si mendimtar gjigant. Demokracitë e reja të botës i detyrohen shumë për vizionin e tij strategjik”, ka shkruar Hoxhaj.