Hoxhaj për raportin e KE-së: Ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave

E publikuar: 29/05/2019 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar publikimin e raportit të progresit për vitin 2019 për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian.

Hoxhaj ka thënë se raporti i BE-së për Kosovën për vitin 2019, njeh progresin e shënuar nga ana e Kosovës në shumë procese reformuese në funksion të forcimit të shtetit.

Tutje ai ka theksuar se është posaçërisht e rëndësishme që ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave për hyrje në zonën Schengen, transmeton Lajmi.net.

Hoxhaj ka thënë se është koha e fundit që BE-ja të lëvizë në drejtim të sigurimit të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për adresimin e sfidave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.