Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

E publikuar: 18/10/2018 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj edhe pse kishte marrë ftesë për pjesëmarrje në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd, ai ka vendosur të mos shkojë atje.
Ai ka dhënë edhe arsyet për mospjesëmarrjen e tij në këtë forum.

“Kam pas ftesë, por nuk kam bërë kërkesë për vizitë në Serbi, meqë jam duke u marrë me procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në INTERPOL, kështu që nuk kam mundur të shkojë”, ka deklaruar Hoxhaj për klankosova.tv

Ai këtë forum nuk e konsideroi të rëndësishëm, përderisa bëri të ditur se vizitën në Tiranë e ka bërë për të siguruar mbështetje për këto dy procese.

“Forumi merret më shumë me analiza, unë jam në Tiranë duke për të marrë mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në INTERPOL”, ka shtuar Hoxhaj.

Klan Kosova edhe më herët kishte raportuar për ftesën që zëvendëskryeministri kosovar kishte marrë për pjesëmarrje në këtë forum.