Hoxhaj: Nuk e votojmë dikë partia e të cilit i ka vetëm 6% të votave

E publikuar: 09/12/2020 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka votë nga PDK-ja për president.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që presidenti të jetë i PDK-së dhe se kjo parti nuk ka votë për asnjë nga partnerët e koalicionit për president.

“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, ia kemi bërë të qartë atij, Mustafës, Limajt që kushdo që dëshiron ta kenë votën për zgjedhjen e presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja, e jo i partive të tjera. Nuk e votojmë dikë (Haradinajn) partia e të cilit i ka vetëm 6% të votave. Është temë e mbyllur për PDK-në se nëse partnerët e koalicionit kërkojnë votë nga PDK për president, ne nuk do ta votojmë”, ka thënë Hoxhaj.