Hoxhaj në përkrahje të fushatës së politikanit gjerman për deputet në Parlament Evropian

E publikuar: 28/03/2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në një ngjarje elektorale të kandidatit të CSU-së për deputet të Parlamentit Evropian në rajonin e Bajernit ku kanë marrë pjesë shqiptarë e gjermanë nga ky rajon.

Hoxhaj dhe Ferber fillimisht kanë gatuar receta gjermane për të pranishmit në një restorant shqiptar, ndërsa pastaj kanë shërbyer ushqimet duke shënuar kështu përkrahjen e Hoxhajt për këtë kandidat për zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të cilat mbahen në maj, shkruan lajmi.net.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që shqiptarët në gjermani të jenë sa më aktivë, e në veçanti kjo vlen për biznesmenë të shumtë që janë integruar shumë mirë dhe zhvillojnë jetë aktive në shoqërinë gjermane.

Ai ka përshëndetur iniciativën e biznesmenit Kosovar nga Bajerni, Ilir Seferi dhe Fondacionit Besa, e cila tha se i kontribuon forcimit të raporteve kosovare-gjermane.

Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:

👨‍🍳
🇽🇰
🇪🇺

Sapo filloi gatimi në Bayern  duke shërbyer shumë përkrahës të politikanit të njohur Marcus Ferber të CSU në Gjermani, i cili garon për një mandat tjetër në Parlamentin Evropian  .

Një organizim i jashtëzakonshëm nga biznesmeni njohur kosovar Ilir Seferi.