Hoxhaj: Në PDK s’kemi diskutuar nëse do të hynë në Qeveri, mbesim në opozitë

E publikuar: 18/07/2020 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Parti Demokratike e Kosovës ka qëndrimin që e kishte pas para disa muajve që mbesim në opozitë dhe deritash në organet drejtuese të partisë nuk është diskutuar nëse do të duhej të hynë në qeveri.

Hoxhaj në një konferencë për media foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke thënë se deputetët e Kuvendit kanë vend për formimin e një qeverie të re.

Hoxhaj: PDK mbetet në opozitë

Video 

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës e kemi qëndrimin që e kemi pas para disa muaj që ne mbesim në opozitë dhe deri më tash në organet drejtuese të partisë, as kryetari i partisë, as kryesia dhe as grupi parlamentar nuk kanë diskutuar për temën se a do të duhej të hymë në qeveri….. me mbesim te qëndrimi jonë që PDK mbetet në opozitë. Ndërsa, tek tema e zgjedhjeve të parakohshme, mendoj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë dhënë fjalën e tyre kur kanë vendos të formohet një qeveri e re, e cila është brenda Kushtetutës dhe e ka mbështetje ligjore sikurse çdo qeveri tjetër që del nga rezultati zgjedhor”, tha ai.

Kurse, sa i përket tubimit të djeshëm në pikën kufitare në Morinë, ku qindra qytetarë dolën për ta pritur Hashim Thaçi, Hoxhaj tha se ishte reagim i qytetarëve që kanë dal ta presin presidentin e vendit./kp/