Hoxhaj: në bisedime shkojmë për ulësen në OKB e njohje nga Serbia

E publikuar: 09/01/2019 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se takimi i djeshit i delegacionit të Kosovës Bruksel, ka qenë njohës dhe konsultues.
“Pesha e takimi ka qenë që ne si delegacion kemi arritur që t’i prezantojmë qëllimet e tona që i kemi ne nga dialogu. Dialogu nuk është i ri, faza e fundit është ajo që ka ndodhur nga viti 2011. Ne treguam në Bruskel se cili është afati kohor se kur mund të përfundojë dialogu”, tha Hoxhaj.

Sipas tij dialogu nuk ka zbrit nga qielli, e as me vullnetin e Kosovës. “Ka pasur rezolutë nga OKB, për të filluar dialogu me Serbinë. Nga OKB-ja është mandatuar BE-ja, dialogu duhet të përfundojë në OKB. Si arritje e dialogut është kushtëzimi nga kaptina 35 që e ardhmja e Serbisë, drejt BE-së, kalon përmes Kosovës”, tha ai.

Sipas tij ka një angazhim të madh ndërkombëtar që përkon me pritjet që ka Kosova. “Ne kemi kërkuar disa herë që dialogu të afatizohet. Ne kërkojmë njohje të ndërsjellët. Dje në takim u pa që BE, dëshiron që Kosova të bëhet anëtarë i OKB, dhe të ketë njohje të ndërsjellët”, tha ai në RTK.

Hoxhaj vlerësoi se në maj fillojnë në BE zgjedhjet dhe se nuk dihet se çfarë qëllime kanë institucione e reja të BE-së. Ai tha se në vitin 2011 Kosova e Serbia kanë pasur dialogu teknik. “Në vitin 2012 e 2013, kemi pasur marrëveshje politike. Në vitin 2018 është shpenzuar shumë, se si të jemi në fazën finale. Çështja madhore me Serbinë, do të jetë njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, tha ai.

Për angazhimi e presidentit Trump në çështjen e Kosovës, Hoxhaj vlerësoi se kjo është shumë me rendësi. Ai tha se janë edhe faktorët e tjerë, siç është Rusia e Kina.

Për delegacionin e Kosovës për bisedime, Hoxhaj tha se ky ekip është votuar në Kuvendin e Kosovës. “Ky delegacion ka mbështetje solide, përtej asaj se a i kemi votat apo jo, ky proces ka të bëjë më shtet ndërtimin e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij PSD-ja, ka bërë hap të madh dertet konsensusit. “Edhe një parti opozitare do të mbyllte procesin”, tha ai. Pas Maqedonisë e cila pritet të bëjë ndryshimet, Kosova do të jetë tema në muajt e ardhshëm.