Hoxhaj: Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe

E publikuar: 01/08/2019 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është përshëndetur sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, të cilët po e përfundojnë misionin e tyre diplomatik në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe.

“Një drekë lamtumirëse me Ambasadorin Ruari O’Connell dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, ku biseduam për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të shkëlqyeshme përgjatë viteve. Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.