Hoxhaj i reagon për foton me dollar Daçiqit: Kjo është fushata korruptuese për tërheqjen e njohjeve

E publikuar: 04/06/2019 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ironizuar me një fotografi të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq i cili mbante në duar një monedhë 100 dollarëshe amerikane e shkruar “Kosova është Serbi”.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka thënë se pikërisht kjo foto tregon fytyrën e vërtetë korruptuese të Serbisë për tërhequr njohjet e Kosovës, transmeton KTV.

“Çka ju sjell ndërmend kjo foto? Serbinë e korruptuar, diplomacinë e dollarit për të ndikuar qeveri të huaja me qëllim të minimit të shtetësisë së Kosovës dhe të dëmtimit të së ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Përderisa jetëgjatësia e kartmonedhës 100 dollarëshe është rreth 15 vite, pavarësia e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Daçiqi kishte postuar sot një foto me dollarin duke ngjallur jo pak provokime.