Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

08.11.2018 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi është marrë për të penguar Serbinë që të mos financoj fushata kundër Kosovës në një gjeografi botërore.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, fuqizon atë si dhe i mbron prodhimet vendore.

Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se vendimi është marrë për të penguar Serbinë që të mos financoj fushata kundër Kosovës në një gjeografi botërore.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që sa më shumë t’i bojkotojnë produktet serbe dhe të blejnë mallra të cilat prodhohen në Kosovë.

“Dikur i kemi thënë jo regjimit të Millosheviqit përmes bojkotit, rezistencës civile, luftës së armatosur – sot duam ta bllokojmë ekonominë serbe dhe vendimi është i duhur”, u shpreh ai.

Hoxhaj tutje tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbajë këtë vendim.

“Nëse ata e kanë luksin që të vazhdojnë, edhe ne do të qëndrojmë me vendimin që e kemi marrë si Qeveri e Republikës së Kosovës. Mendoj se vendimi si i tillë, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore”, tha ndër të tjera zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se kjo taksë ka mundur të jetë edhe më e lartë.

Ai ka thënë se nëse nuk ka përmirësim nga ana këtyre vendeve, atëherë kjo taksë duhet të rritet.

“Nëse e shohim në aspektin ekonomik kjo tarifë ka mundur të jetë edhe më e lartë, por nëse nuk shohim përmirësim nga ana e Serbisë, atëherë kjo tarifë mund të rritet. Në aspektin politik, duke e ditur se çfarë barriera ka nga Serbia, atëherë Kosova do të duhej të vendoste embargo totale”, tha Panxha.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha se Kosova pa vështirësi të mëdha mund t’i zëvendësojë produktet e Serbisë, qoftë nga prodhimi vendor ose me produkte nga vendet e rajoni me të cilat ka raporte të mira.

“Zëvendësimi i produkteve nga Serbia në vendit tonë është lehtë i realizueshëm, kur kihet parasysh se Kosova mund të importojë nga të gjitha vendet e tjera të regjionit, apo të Bashkimit Evropiane, produkte që deri më tani janë importuar nga Serbia, por mbi të gjitha ato produkte mund të zëvendësohen edhe me produkt vendor”, tha Shahini.

Sipas tij, Serbia nuk ka as një produkt i cili nuk mund t’i zëvendësohet.

“Mbetet ngritja e ndjenjave të nacionalizmit ekonomik për të rritur konsumin e produkteve vendore. Po ashtu duhet t’i thuhet stop konsumimit të produkteve të një vendi siç është Serbia e cila nuk ka kërkuar falje për dëmet që i ka shkaktuar”, tha Shahini.

Ndryshe, sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës, brenda një viti, Kosova, nga Serbia importon mallra në vlerë prej 400 milionë eurove, ndërsa nga Bosnja e Hercegovina importon në vlerë prej rreth 80 milionë euro. Sa i përket eksporteve drejt këtyre vendeve janë minore.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Ministri serb: Zor të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Ministri serb: Zor të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Veseli radikalizon komentet rreth vizave (VIDEO)

Veseli radikalizon komentet rreth vizave (VIDEO)

Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes

Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes

Petrit Selimi zbulon pa dashje se ia menaxhon llogarinë Thaçit në Twitter

Petrit Selimi zbulon pa dashje se ia menaxhon llogarinë Thaçit në Twitter

Artikulli i “The Sun”: Bandat e ish ushtarakët shqiptarë po mbushin në gjak rrugët e Spanjës

Artikulli i “The Sun”: Bandat e ish ushtarakët shqiptarë po mbushin në gjak rrugët e Spanjës

Tregu kosovar, plot produkte serbe

Tregu kosovar, plot produkte serbe

Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës

Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës

Spitalet ushtarake serbe vonojnë gjykimin për krime të luftës në Kosovë

Spitalet ushtarake serbe vonojnë gjykimin për krime të luftës në Kosovë

Ish-ministri i Tregtisë thotë se Hoxhaj e Pacolli më herët nuk ishin pro masës së importit

Ish-ministri i Tregtisë thotë se Hoxhaj e Pacolli më herët nuk ishin pro masës së importit