Hoxhaj fton bashkatdhetarët të regjistrohen për të votuar: PDK ka plan konkret për diasporën

E publikuar: 13/01/2021 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoxhaj ka përmendur edhe pikat konkrete të planit të PDK-së për diasporën ku përfshihen tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë.
PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar.
Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës. #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.