Hoxhaj: Evropa duhet ta shpërblejë Kosovën për shkak të dialogut

E publikuar: 23/02/2017 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shpërblejë së shpejti Kosovën, të paktën me statusin e vendit kandidat për anëtarësim kjo për shkak të siç ka thënë ai ” kompromiseve që Kosova ka bërë me Serbinë në dialogun e Brukselit”, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj, Hoxhaj derisa ka konfirmuar dhe ka shprehur gëzimin për vizitën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherhini në Kosovë më 3 mars ai nuk ka qenë në gjendje të thotë se nëse atë ditë do të hapet edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Këto komente, kryediplomati kosovar i ka bërë pas raportimit të disa ministrave në Komisionin për Stabilizim-Asociim ku shumë nga ministrat kanë raportuar për më shumë se tre orë lidhur me atë se sa dikasteret e tyre kanë plotësuar obligimet që dalin nga MSA-ja.