Hoxhaj: 10 vjet më parë, u legjitimua vullneti i popullit për pavarësi

E publikuar: 22/07/2020 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 10-vjetorin e dhënies së mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar 10 vjetorin që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj këshillues mbi legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se 22 korriku i vitit 2010, ishte një ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës, me të cilën është legjitimuar edhe vullneti dhe aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi.

Hoxhaj, shtoi se që nga ajo ditë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE është bërë e pandalshme./FO/

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Para 10 viteve u konfirmua e drejta jonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj këshillues mbi legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës sonë.

Kjo ditë ishte një ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës, me të cilën është legjitimuar edhe vullneti dhe aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi.

Prej kësaj dite, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE është bërë e pandalshme!