Hoxha tregon se a ndihet përgjegjëse për dështimin në liberalizimin e vizave

E publikuar: 31/12/2018 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në një intervistë pa protokoll për lajmi.net ka treguar pak edhe nga jeta e saj private.

Gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

E pyetur se a ka qenë viti që sapo e lamë pas vit i suksesit të Ministrisë që e drejtoni apo viti i dështimit për shkak se nuk u arrit që të liberalizohen vizat për Kosovën, Hoxha ka thënë kapitulli i liberalizimit të vizave duhet të jetë çështje që skuq BE-në dhe drejtuesit e sektorëve nga Brukseli

“Ne kemi shumë suksese në proces. Sivjet u përmbyllën të gjitha 95 kushtet për liberalizim. Ne jemi duke zbatuar agjendën e reformave Evropiane, MSA-në dhe reformat tjera që përafrojnë vendin tonë me BE-në. Kapitulli i liberalizimit të vizave duhet të jetë çështje që skuq BE-në dhe drejtuesit e sektorëve nga Brukseli”, ka thënë Hoxha.