Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

02.06.2019 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Janë bërë 20 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, gjenocidit mbi popullatën civile dhe ende shteti i Serbisë nuk ka marrë dënimin e merituar.

20 vjet pa u dënuar çetnikët serbë që vranë e masakruan pa mëshirë këdo që iu doli përpara duke mos kursyera as fëmijët.

20 vjet pas luftës, dëshmitarët që kanë parë për nga afër krimet dhe kanë çfarë të dëshmojnë janë të moshuar dhe nuk do të presin deri në themelimin e një gjykatë ku do të mund të dëshmonin për krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 98/99.

Kryeimami i xhamisë në Mitrovicë, Mulla Asllan Murati ka 47 vite që ka shërbyer në xhaminë e madhe në Mitrovicë dhe gjatë kohës së luftës ka qenë Kryetar i Bashkësisë Islame.

Në një intervistë për portalin arbresh.info Mulla Asllani ka rrëfyer si një dëshmitar se çfarë ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.

Hoxha nga Mitrovica me emocione tregon se gjatë kohës së luftës ka varrosur shumë dëshmorë në kushte shumë të rënda e duke mos arritur t’i kryej ceremonitë e varrimit që feja Islame e ka.

“Gjatë luftës kam përjetuar shumë kohë të hidhura. Kam qenë imam xhamisë ku kamë shërbyer 47 vjet. Kam varros njerëz edhe natën edhe ditën”, ka thënë ai.

Mulla Asllani ka qenë dëshmitar i 42 varreve që i ka zbuluar ai menjëherë pas luftës gjatë një vizite në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Ai thotë se ato varreza janë të qytetarëve që janë vrarë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

“Pasi që mbaroi lufta në vitin 1999 kam shkuar me dy autobusë dhe kam organizuar vizitën e varrezave myslimane të qytetit në pjesën veriore të rrugën Mitrovicë- Zveçan. Pasi kam vizituar varrezat në pjesën e epërme kam parë që në pjesën e poshtme të rrugës janë disa varre në të cilat si imam i xhamisë nuk kam marr pjesë në varrim”.

“I kam numëruar një nga një, se kanë qenë 42 varre, të cilat nuk kanë qenë të identifikuara dhe kam konstatuar se kanë qenë varreza të luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, pasi ai ka lajmëruar disa bashke vendas kanë bërë identifikimin e kufomave dhe disa nga to edhe janë rivarrosur.

Në intervistë, Mulla Asllani tregon edhe disa raste tjera që ka parë me sytë e tij të krimeve që ushtarët serbë kanë kryer mbi siç i quan ai djemtë më të mirë të Mitrovicës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mosllogaritja e duhur e TVSh-së kthen në rivlerësim tenderin për citostatik

Mosllogaritja e duhur e TVSh-së kthen në rivlerësim tenderin për citostatik

KFOR-i është i gatshëm për çdo lloj aksioni

KFOR-i është i gatshëm për çdo lloj aksioni

Haziri porosit Thaçin: Mos bëni kalkulime të fshehta se e thelloni krizën

Haziri porosit Thaçin: Mos bëni kalkulime të fshehta se e thelloni krizën

Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Bilanci i Haradinajt: taksa e ushtria, përplasja me të gjithë dhe paga 3000 euro

Bilanci i Haradinajt: taksa e ushtria, përplasja me të gjithë dhe paga 3000 euro

Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme

Zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt, nuk janë të domosdoshme

Trajkoviq: Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Trajkoviq: Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt: Do të ndërmarrim hapa në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt: Do të ndërmarrim hapa në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Berisha: Sa herë duhet me dëshmu se Ramushi është i pafajshëm?

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj emocionohet gjatë fjalimit para mediave, nuk mund ti përmbajë lotët

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Haradinaj jep dorëhqeje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla

Ministri Bytyqi i jep fund zgjedhjes së drejtorëve politik në shkolla