Hoxha në ekspozitën që sjell kujtime për 1024 fëmijët e vrarë nga serbët

E publikuar: 29/07/2019 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në ekspozitën me titull “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, që sjell kujtime për 1024 fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë 1998-1999.

Hoxha ka thënë se këto rrëfime më shumë se gjithçka, janë thirrje për drejtësi.

Postimi i plotë në Facebook:

Kjo ekspozitë e kuruar nga znj. Blerta Hoçia e shfaqur me fotografi, veshje, libra të shkollës, fletore, mbathje dhe objekte të ndryshme të fëmijëve të vrarë, është pasqyrë e vërtetë e përmasave të krimit që ende nuk është ndëshkuar. Prandaj, këto rrëfime nëpërmjet eksponateve, më shumë se gjithçka, janë thirrje për drejtësi!