Hoxha: Na duhet fuqizim i sundimit të ligjit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

15.04.2019 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxha: Na duhet fuqizim i sundimit të ligjit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim, Ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi çështjet lidhur me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe më gjerë reformat me ndikim në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

SHBA-ja vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për Kosovën në zhvillimin dhe forcimin e parimeve demokratike, dhe njëkohësisht ne kemi qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të  asistencës së SHBA-së, dhe për këtë ne jemi falënderues tha Ministrja Hoxha.

“Kosova ka miratuar ligjet dhe është në proces të hartimit dhe shqyrtimit të komponentëve të tjerë të legjislacionit për të përforcuar sundimin e ligjit në veçanti kuadrin ligjor në fushën penale, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe reformat gjyqësore”, potencoi Ministrja.

Ambasadori Kosnett, vlerësoi angazhimin e Ministres Hoxha për proceset integruese, duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ofruar përkrahje për proceset integruese të Kosovës.

ShBA-ja vazhdon të përkrah përpjekjet e Kosovës për fuqizuar sundimin e ligjit dhe eliminuar dukuritë negative që minojnë funksionimin e mirëfilltë të institucioneve dhe demokracisë në vend, me pritjen që këto të arritura të shtohen më tej, duke kontribuar në zbatimin e reformave, zbatimin e MSA-së  dhe përfarimin me vlerat e vendeve të BE-së, në dobi të qytetarëve, të shtetit dhe rajonit, theksoi Ambasadori Kosnett.

Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Kosnett për përkrahjen  e vazhdueshme të SHBA-së në proceset kyçe për Kosovën, dhe konsolidimin e shtetësisë tonë./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti në Londër pritet të ketë për herë të parë përballë Brnabiqin

Kurti në Londër pritet të ketë për herë të parë përballë Brnabiqin

Serbia nuk bindet, blen sërish armatime nga Rusia pavarësisht kërcënimeve për sanksione

Serbia nuk bindet, blen sërish armatime nga Rusia pavarësisht kërcënimeve për sanksione

Trump: Grenell do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Trump: Grenell do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Koronavirusi/ Çmimi i një maske rritet me 1700%

Koronavirusi/ Çmimi i një maske rritet me 1700%

Koronavirusi/ Shënohet viktima e tretë në Itali, deri më tani 152 të prekur

Koronavirusi/ Shënohet viktima e tretë në Itali, deri më tani 152 të prekur

Koronavirusi në Itali, Ministria e Jashtme jep informacion: Ja si është situata për shqiptarët

Koronavirusi në Itali, Ministria e Jashtme jep informacion: Ja si është situata për shqiptarët

Dilemat e ngritura për përfilljen e procedurave ligjore nga shkarkimet e Qeverisë Kurti

Dilemat e ngritura për përfilljen e procedurave ligjore nga shkarkimet e Qeverisë Kurti

Kurti shkon në këmbë deri në zyrë, tregon arsyen pse e bëri këtë

Kurti shkon në këmbë deri në zyrë, tregon arsyen pse e bëri këtë

Shtrirja e koronavirusit nga Kina në Evropë: një listë me lajmet më të rëndësishme

Shtrirja e koronavirusit nga Kina në Evropë: një listë me lajmet më të rëndësishme

Zënkat mes partive hapin debatin për (mos)funksionimin e qeverisë teknike

Zënkat mes partive hapin debatin për (mos)funksionimin e qeverisë teknike

Vuçiq: Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës

Vuçiq: Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës

Sipas PDK-së, Konjufca është përgjegjës për skandalin me Xhamajkan

Sipas PDK-së, Konjufca është përgjegjës për skandalin me Xhamajkan

Xhamajka sqarohet edhe zyrtarisht: S’kemi marrë asnjë vendim për Kosovën

Xhamajka sqarohet edhe zyrtarisht: S’kemi marrë asnjë vendim për Kosovën

Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka

Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka

Thaçi: Ftoj institucionet e Kosovës t’i mirëpresin kërkesat e SHBA-së

Thaçi: Ftoj institucionet e Kosovës t’i mirëpresin kërkesat e SHBA-së

Pastrimi i parave: Shqipëria në “listën gri”, që paraqet pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e shtetit

Pastrimi i parave: Shqipëria në “listën gri”, që paraqet pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e shtetit