Hoxha: Klani Pronto ka shtrirë kontrollin edhe mbi Policinë

E publikuar: 24/08/2016 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konference për media ka folur për përgjimet e publikuara në portalin Insajderi ku protagonist kryesor është deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.

Me këtë rast Hoxha ka thënë se klani Pronto, ka shtrirë kontrollin edhe mbi Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Tash mund të paramendojmë sesi Grabovci e thërret dostin e tij Shpend Maxhunin e urdhëron për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes…Kriminelët e klanit Pronto janë edhe kryeprokuror edhe shef policie…Qe dy javë qëkur kanë dalë përgjimet nuk ka ndodhur asnjë arrestim, dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.