Hoxha: Jasharajt i dhanë rrugën e pakthyeshme lirisë së Kosovës

E publikuar: 05/03/2017 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se sakrifica e familjes Jashari  i ka dhënë rrugë të pakthyeshme lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Në Ditët e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, në këto ditë të lavdisë dhe krenarisë sonë, rikujtojmë vlerat që barti me vete kjo sakrificë e Jasharëve dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, akt madhor që i dha rrugë të pakthyeshme lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë brenda shteteve të lira e demokratike”, ka shkruar Hoxhaj ne Facebook.

Më tej, ministrja Hoxha ka thënë se tani më shuam se kurrë po punojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit për t’i kontribuar synimeve shtetërore.

“Sot, më shumë se kurrë po punojmë për fuqizimin e sundimit të ligjit, me përkushtimin më të thellë duke i kontribuar proceseve dhe synimeve tona euro-integruese. Lavdi e përjetshme Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka përfunduar Hoxha.