Hoxha i Mitrovicës pajton dy familje

E publikuar: 05/07/2019 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në namazin e Xhumasë, sot në Mitrovicë janë pajtuar edhe dy familje të hasmëruara.

Lajmi u bë i ditur nga një postim në rrjetin social Facebook, të hoxhës Fatmir Latifaj.

Oferta Speciale per 8 Korrik – All Inclusive Antalya
E SPONSORUAR
REZERVO TANI
Para hoxhës Fatmir Latifaj dy familjet i shtrinë dorën e pajtimit njëra – tjetrës.

“Sot në xhaminë e Shipolit, Mitrovicë para namazit të Xhumasë me datën 05.07.’19 Hoxha Fatmiri po i pajton dy familje të hasmëruara, falë Zotit të lartësuar… ky projekt madhështorë është duke ec për së mbari. Me respekt admini i faqes”, është shkruar në rrjetin social Facebook, të hoxhë Fatmir Latifaj. /Telegrafi/