Houstoni triumfon kundër Dallasit, James Harden i pandalshëm

E publikuar: 12/02/2019 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Houston Rockets po vazhdon me fitore në luftën për të siguruar një vend në “paly-off” të NBA-s.

Raketat kanë triumfuar para shikuesve të vetë në derbin teksasian kundër Dallas Mavericks me rezultat 120:104.

Vetëm çereku i tretë ishte i barabartë ndërsa në tri të tjerët, vendasit dëshmuan se ka cilësi më të mirë se mysafirët.

Lexo po ashtu:


Të gjitha lajmet rreth NBA-sTë gjitha lajmet rreth NBA-s

Basketbollisti më efikas te Houstoni ishte i zakonshmi James Harden me 31 pikë gjersa 19 sosht i shtoi Gerald Greeen.

Te Mavericks më i miri në parket ishte Luka Doncic, i cili regjistroi “double-double” në saje të 21 pikëve dhe dhjetë kërcimeve gjersa 13 pikë i realizoi edhe Jalen Brunson.

Ndërkohë, Rockets zë pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore gjersa Dallasi renditeti i 11-ti.

Ndryshe, Houstoni në takimin e radhës do të luajë kundër Minnesota Timberwolves ndërsa Mavericks do ta takohen me Miami Heat. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Cleveland 107:104 New York

Detroit 121:112 Washington

Indiana 99:90 Charlotte

Toronto 127:125 Brooklyn

Chicago 99:112 Milwaukee

Minnesota 130:120 L.A. Clippers

Oklahoma City 120:111 Portland

Denver 103:87 Miami