Houstoni shkelë San Santonion, Portlandi vazhdon me formën e pandalshme

E publikuar: 13/03/2018 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Houston Rockets ka vazhduar me formën e madhe, duke u kthyer fitoreve me një performancë të madhe të James Harden ndaj San Antonio Spurs. Derbi teksan përfundoi me rezultat 109-93.

Sfida në asnjë moment nuk ishte e barabartë, pasi Houstoni pati gjithnjë epërsinë, teksa Popovich me ndryshime të shpeshta të formacionit të tij tentoi të gjejë formulën që të mposhtë Houstonin pa Aldridgen dhe Leonardin.

Më i miri ishte James Harden me 28 pikë dhe Chris Paul me 18 pikë e 9 asistime, teksa Trevor Ariza shtoi 15 pikë.

Te San Antonio Rudy Gai shtoi 13 pikë e 5 kërcime, bashkë me Parkerin që realizoi 12 pikë në këtë takim.

Portlandi ishte arrë shumë e fortë për Miami Heat, pasi vendasit të udhëhequr nga Damian Lillard arritën të fitojnë me rezultat 115 – 99.

Lillard pati 32 pikë e 10 asistime, një double double i shkëlqyer i tij nga shtatë treshe të realizuara, ndërkasq Jusuf Nurkic realizoi 27 pikë e 16 kërcime.;

Pas këtyre rezultateve San Antonio për herë të parë këtë sezon kalon në vendin e 10-të, por është vetëm një fitore larg vendit të pestë që mbahet nga Neë Orleans, teksa Portland forcon pozitën e tretë ku është një fitore përpara Oklahomas. /Telegrafi/