Houston realizon 26 trepikësha në fitoren kundër Washingtonit

E publikuar: 20/12/2018 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Houston Rockets ka triumfuar para shikuesve të vetë në Toyota Center kundër Washtington Wizards me rezultat 136:118.

“Raketat” kanë arritur një rekord në NBA sa i përket realizimit të tre pikëshve në një ndeshje.

Vendasit kanë arritur të realizojnë 26 herë nga vija e tre pikëve në fitoren e teksasianëve kundër kryeqytetasve amerikan.

James Harden shënoi 35 pikë dhe pati nëntë asistime, Chris Paul shtoi 21 pikë dhe tetë kërcime në fitoren e pestë me radhë të Rockets.

Wizards u udhëhoqën nga Bradley Bil me 28 pikë, ndërsa John Walll shtoi 18 pikë e 12 asistime.

Pas kësaj, Houston ka bilanc prej 16 fitoreve dhe 14 humbjeve gjersa për Washingtonin ky ishte pësimi i njëzet kundrejt 12 triumfeve.

Ndryshe, Rockets në takimin e radhës do të takohet me Miami Heat gjersa Wizards do të luajë ndaj Phoenix Suns. /Telegrafi/