Hoti viziton sot Down Syndrome Kosova

E publikuar: 31/12/2020 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e tani edhe kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të vizitojë sot Down Syndrome Kosova.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se vizita do të jetë në ora 10:00.

Ndërkaq, gjatë së enjtes Hoti i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.