Hoti-ushtarëve të FSK-së: Sakrifica e familjes Jashari është unike, ata u bënë emblema e ushtrisë

E publikuar: 05/03/2021 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i vendit Avdullah Hoti, tha se rënia heroike e familjes së Adem Jasharit, është akt historik dhe frymëzimi për të gjithë.
Hoti në manifestimin qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se kjo familje u bënë emblema e ushtrisë së popullit dhe se sakrifica e tyre është unike.“Adem Jashari dhe anëtaret e tij u bënë emblema e ushtrisë së popullit. Nga tradita jonë e lashtë dëgjuam e lexuam rrëfime të shumta, por me një vlerësim mund të kontaktojmë që sakrifica e familjes Jashari është unik”. “Me besnikërinë ndaj Kushtetutës duke bartur uniformën e FSK-së ju jeni duke mbrojtur atdheun. Ju e dini mirë se sa i lartë është çmimi i lirisë. Ju jeni shembull i shërbimet vetëmohues”.