Hoti: Unë do ta udhëheq dialogun

E publikuar: 17/06/2020 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në diskutimin e tij për platformën e qeverisë për dialogun më Serbinë, ka thënë se kompetencat e tij për udhëheqje të dialogut nuk ja delegon askujt.

Hoti pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë ka shfaqur një ton me të ashpër karshi udhëheqjes se negociatave, duke lënë anash presidenti e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte pjesë e dialogut nga viti 2011.

Hoti tha se do të ketë një qasje transparente dhe të gjitha teoritë konspirative mbi shkëmbimin e territorit nuk do të ekzistojnë.

“Nuk i di prapaskenat e dialogut, por kam kërku të dijë se ku ka arritur procesi përgjigja nga ndërkombëtarët ka qenë e qartë, procesi i dialogut nuk ka arritur askund.”

“Të gjitha konsipracionet me harta, shkëmbim i territoreve nuk janë pjesë e platformës së qeverisjes tonë. Kam mandat të negocioj mbi bazën e kushtetutës. Kushtetuta me jep kompetenca që të vazhdojë me këtë proces. Nuk do të lejojë që dikush të merr kompetencat e mia.”

Hoti tha se qëllimi i Qeverisë së tij për dialogun është: Integriteti territorial, karakteri unitar, marrëveshja në përputhje me kushtetutën.

Ndërsa si objektiva kryesore përmendi: Njohjen reciproke, njohja nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës, anëtarësimi në OKB, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe hapja e negociatave për BE.