Hoti tregon se cilat pagesa i ka ekzekutuar sot Ministria e Financave

E publikuar: 25/06/2020 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka ekzekutuar tri pagesa.

Sipas tij, ministria në fjalë ka ekzekutuar pagesat si në vijim:

■ për 7,241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1.2 mil euro,
■ për 4,191 përfitues në shumë 1.3 mil euro për subvencionim të qirasë,
■ në proces të finalizimit është edhe një listë prej 454 bizneseve në shumë totale 900 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur Hoti nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.