Hoti: Thaçi e Veseli me vlerësime të ndryshme për dialogun

E publikuar: 10/01/2019 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka vlerësuar se ekipi negociator, të cilin ai e quan dekorues, Presidenti dhe Kryeparlamentari po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë.

“Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum”, ka shkruar deputeti Hoti.

Hoti ka thënë se me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj “maskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë”.