Hoti takohet me Kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi

E publikuar: 17/04/2019 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Hoti e njoftoi Latifin për rrjedhën e garës në Kreativitetit Kulturor e Mendim Kritik si dhe vlerësoi lartë gatishmërinë për bashkëpunim të Kryetarit Latifi për realizimin Programin Nacional për Rininë.

“Programi Nacional për Rininë është në fazën e zbatimit në nivel komunal. Jam shumë i kënaqur me rezultatet që kanë sjellë shkollat dhe me mënyrën e realizimit të garës nëpër komuna të ndryshme. E shoh që gara ka krijuar emocione e gjallëri gjithandej Kosovës. Ne tashmë jemi duke bërë përgatitjet për garën e diturisë ne nivel shkolle që pritet të mbahet në fillim të muajit maj. Roli i kryetarit dhe komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm, prandaj ju falënderoj për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari Latifi e falënderoi Hotin për punën që po bën për nxënësit dhe premtoi mbështetje për zbatimin e programit.

“Jam i interesuar ta mbështes këtë program sepse e pëlqej garën si formë. Do të bëj më të mirën për nxënësit dhe për arsimin. Unë do të shoh mundësitë që përveç shpërblimeve që do të jepni ju si Koordinator, në nivelin komunal edhe unë si kryetar të ndaj shpërblime për më të mirët e komunës sonë ”, tha ndër të tjera Latifi./Infosot/