Hoti: Qeveria po shfrytëzon paranë publike pa përfillur kriteret ligjore

E publikuar: 24/10/2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti sot është takuar me Shefen e Misionit për Kosovën, Stephanie Eble pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Gjatë takimit thuhet se kanë biseduar për zhvillimet ekonomike në vend dhe për buxhetin e vitit 2019.
Në këtë takim, Hoti ka shprehur shqetësimin e partisë së tij për shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë, shkruan Express.

“Me këtë rast z. Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale. Hoti gjithashtu siguroi znj. Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të LDK’së.

Po ashtu,temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019.