Hoti priti kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, z. Taulant Balla – biseduan për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona

E publikuar: 21/07/2020 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti prit sot në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.


Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.


Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.