Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

07.12.2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hot,i raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të nderuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij.

Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve.

Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk opinionin e Parlamentit Evropian por të autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raport janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

“Komunikimin e kemi të rregullt dhe kemi pasur edhe në të kaluarën me të dy kampet politike të SHBA-ve me republikanët dhe demokratët, mirë që është konfirmuar që pavarësisht ndërrimi të administratës atje marrëveshja e nënshkruar në Uashiongton më 4 shtator do vazhdoj të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i qojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marr për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç.

Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermanin është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit, raporton kp.

Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

Ahmeti: Besojmë se nesër nis aplikimi online për paratë që do t’u ndahen të infektuarve me COVID-19

Ahmeti: Besojmë se nesër nis aplikimi online për paratë që do t’u ndahen të infektuarve me COVID-19

14 të vdekur dhe 519 raste të reja me COVID-19

14 të vdekur dhe 519 raste të reja me COVID-19

​Zemaj nënshkruan aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

​Zemaj nënshkruan aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

​Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e radhës

​Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e radhës

Zvicra në këtë muaj nis vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit

Zvicra në këtë muaj nis vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit

​Haziri-Minxhozit: Gjilani ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit

​Haziri-Minxhozit: Gjilani ka vendosur që ta mbështesë Lezhën për sanimin e pasojave të tërmetit

​Ministri Reçica: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament

​Ministri Reçica: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament

Kushtetuesja tregon kur pritet të merret vendimi për kushtetushmërinë e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja tregon kur pritet të merret vendimi për kushtetushmërinë e Qeverisë Hoti

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të ndërmarrjes “Bifurkacioni”

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të ndërmarrjes “Bifurkacioni”

​ASK: Kishte ngritje në çmimet e prodhimit

​ASK: Kishte ngritje në çmimet e prodhimit

​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

​Gastronomët i luten Qeverisë: Na lejoni të punojmë

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX-it

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Nuk doli për një kohë të gjatë nga shtëpia, policia e gjen të vdekur

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Gjendet një 23-vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim

Ilaçi i ri antiviral mund të ndalojë koronavirusin brenda 24 orësh, thotë një studim