Hoti për PDK-në në Qeveri: Në këtë moment s’mund të them asgjë

E publikuar: 17/07/2020 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar mundësinë e përfshirjes së Partisë Demokratike të Kosovës, në koalicionin qeverisës, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim në skenën politike.

Sipas tij, Qeveria është me kapacitete të plota duke e kryer punën, siç është edhe presidenti. Hoti kur është pyetur në T7, nëse PDK mund të bëhet pjesë e Qeverisë, ka thënë se në këtë moment nuk mund të thotë asgjë.

“Nëse krijohet një situatë e re ku presidenti jep dorëheqje, ku nuk do ta doja këtë, atëherë janë dy mundësi ose forcat të bëhen bashkë e të zgjedhin presidentin ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, tha ai duke shtuar se ai nuk ka asnjë preferencë në këtë aspekt.

Ai shtoi se është jonjerëzore të diskutohet për presidentin, derisa Hashim Thaçi është ende në zyrën e presidentit.