Hoti paralajmëron pakon e re 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

24.11.2020 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti paralajmëron pakon e re 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti sot gjatë një takimi virtual me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime ka kërkuar nga këta të fundit që të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021 në shumë 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë takimit me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kryeministri Hoti ka theksuar se përkundër situatës sfiduese me pandeminë COVID-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Kryeministri Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Ndryshe, pakoja për rimëkëmbje ekonomike, në kuadër të së cilës parashihet edhe tërheqja e dhjetë për qind të mjeteve të qytetarëve ngas Trusti, ende nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, edhe pas shtatë herë tentimesh për miratim në mungesë të kuorumit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kuvendi mban seancë, në rend dite shumë projektligje e rezoluta

Kuvendi mban seancë, në rend dite shumë projektligje e rezoluta

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë