Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Instrument i Beogradit, çdo qeveri e varur prej tyre është jo-stabile

E publikuar: 03/06/2020 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti është kryeministër i ri i Kosovës i votuar sot në Kuvendin e Kosovës nga 61 vota për.

Hoti, në qeverinë e tij ka në koalicion Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet, duke përfshirë edhe Listën Serbe, shkruan lajmi.net.

Por, i njëjti dikur nuk kishte pasur fjalë të mira për këtë parti. Hoti në vitin 2018, kur Listën Serbe e lidhte me dirigjencat e Beogradit.

Hoti aso kohe, kur Lista Serbe braktisi qeverinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, shprehej se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile derisa shumica e thjeshtë prej 61 votave varet nga Lista Serbe.

Hoti, i kishte quajtur ata instrument i Beogradit dhe garantonte se LDK-ja do të merr veprime të matura në përputhje me interesin nacional të Kosovës.

“LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”, kishte shkruar Hoti.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë: