Hoti: Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike përfshin edhe transportuesit e vendit

E publikuar: 28/07/2020 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, me të cilët bisedoi për gjendjen aktuale në këtë sektor, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi.


“Me Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë në detaje kujdesin për secilin sektor të ekonomisë, duke përfshirë edhe transportuesit e vendit”, theksoi kryeministri Hoti.


Ndërsa, në emër të transportuesve, z. Ruzhdi Kurtishaj tha se rënia e madhe e numrit të udhëtarëve, si pasojë e pandemisë Covid 19, i ka goditur shumë transportuesit e vendit.


“Nga Qeveria e Republikës së Kosovës po kërkojmë subvencionimin e trafikut urban dhe ndërurban, që mbahet kryesisht nga kompanitë private, sepse, nëse nuk kemi ndihmë, ne nuk do të mund të funksionojmë”, tha z. Kurtishaj.